Kurti u shërben bakllava policëve në veri (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga vizita që ai zhvilloi sot në Kroin e Vitakut në Mitrovicën Veriore.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit”, tha Kurti në Facebook.

Ai tregoi se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituan njësitet policore te Kroi i Vitakut.

“Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’”, deklaroi Kurti.

Sot në mbarë botën, besimtarët myslimanë kanë festuar Bajramin e Vogël. Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku sipas traditës, ëmbëlsira kryesore për vizitorë është bakllavaja.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme