Ligji për barazinë gjinore, proteston KOM-i

Kisha Ortodokse Maqedonase ka thirrur protestë për në orën 18 e cila do të fillojë nga kisha e madhe në Shkup. Arsye për këtë sipas këtij institucioni është kundërshtimet parimore dhe fetare që kisha i ka kundër Ligjit për evidencën amë dhe Ligjit për barazi gjinore të cilët sipas tyre i mundësojnë individit ndryshimin e gjinisë dhe mundësojnë martesat mes gjinive të njëjta.

KOM-i ka ftuar të gjithë të dalin në protestë pavarësisht besimit, etnisë dhe bindjeve politike. Mbështetja e parë morale ka ardhur nga Bashkësia Fetare Islame nga ku thonë se mbështesin kishën në qëndrimet e tyre kundër propozim-ligjeve, por nuk do të marrin pjesë në protestë. Sipas BFI, ruajtja e vlerës tradicionale të familjes mbetet shtylla e shoqërisë dhe besimit. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme