Një sulm i rëndë me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së Dielës në Baltimore, SHBA.
Siç raporton FoxNeës, nga ngjarja ka mbetur shumë të vdekur dhe dhjetëra persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një mbledhjeje në seksionin Brooklyn Homes në South Baltimore, sipas Fox 45 Baltimore.
Dëshmitarët kanë treguar se janë dëgjuar mbi 30 të shtëna. Deri më tani shumë persona janë dërguar në spitale.
Policia ka rrethuar skenën e ngjarjes dhe po bën hetimet.