Ndonëse Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha në një konferencë për media që ai mbajti javën e kaluar se suksesi i tij në biznes nuk varet aspak nga pozita e xhaxhait të tij.
Në konkursin publik “për dorëzimin e projekt propozimeve për financim në kuadër të instrumentit për mbështetjen e granteve të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike” të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik nga 10 maj 2022, dy kompanitë e Drin Ahmetit kanë marrë para për duke bashkëfinancuar inovacionet, thotë “MKD.mk”.
Kompania “Tor Industries”, në pronësi të plotë të Drin Ahmetit, në këtë konkurs për projektin me titull “Modelimi 3D dhe skanimi i dizajnit të infrastrukturës” ka marrë rreth 32.000 euro (1.989.998 denarë).
Në të njëjtin konkurs, kompania e të njëjtit Drin Ahmeti, “Everest JD”, ka marrë 3.102.998 denarë (50.000 euro) për projektin “Data Management Efficiency System”.
Më tej MKD.mk shkruan se janë publikuar foto në rrjetet sociale ku shihet se Festim Halili, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, është në marrëdhënie të ngushta me familjen Ahmeti.
Drin Ahmeti u bë i njohur për publikun maqedonas pas shpalljes së kontratës për shitjen e qendrës afariste Soravia në Shkup. Ai në konferencën e përmendur për media tha se pronësia e 39 për qind të aksioneve të qendrës afariste Soravia (15.000 metra katrorë hapësirë afariste në qendër të Shkupit) falë aftësive të tij sipërmarrëse dhe idesë së plotë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje blerjeje.
Më 31 maj 2019, kompania Everest JD e Drin Ahmetit merr koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në lumin Baçishka. Koncesioni është për 23 vjet për ndërtimin e hidrocentralit me fuqi 387 kw, ndërsa investimi i pritshëm është 1,2 milionë euro, përcjell “MKD.mk”.
Në vetë konferencën për media, i riu Ahmeti nuk ka treguar se ku i ka marrë paratë për të blerë qendrën tregtare, por ka bërë të ditur vetëm se do ta marrin borxhin prej 20 milionë eurosh.