“Pse duhet të kemi zgjedhje të reja në veri’- Vjen mbështetja e parë për Kurtin nga SHBA-të

Kongresisti amerikan nga Partia Republikane, Keith Self, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke thënë se kryetarët e katër komunave në veri janë zgjedhur në mënyrën e duhur.

Ai kështu, i është drejtuar zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështje Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Douglas Jones, në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Kryetarët e komunave u zgjodhën në mënyrën e duhur. Ata që fitojnë, marrin zyret. Pse bëni thirrje për zgjedhje të reja? Pjesëmarrja e ulët ndodh gjatë gjithë kohës në SHBA…

Ju nuk do të tërhiqeni Serbinë nga orbita e Rusisë”, i është drejtuar kongresisti Self, Jonesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme