Gazetari gjerman i ‘Frankurter Algemeine Zeitung’, Michael Martens, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe paralajmërimet se Bashkimi Evropian do ta sanksionojë Kosovën ‘për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit’.
Martens këtë e ka quajtur absurde, ndërsa është shprehur se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por jo edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.
‘Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil’, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.
Ndërsa, gazetari gjerman në platformën ‘Thread reader’ ka thënë se presidenti serb Vuçicc përmes strukturave kriminale ka sulmuat ushtarët e NATO-s në Kosovë dhe sipas tij, reagimi i Perëndimit është afër zeros.
Ai gjithashtu ka thënë se Milorad Dodiku, të cilën e ka quajtur aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në Evropë, ka thënë se nuk e njeh më Gjykatën Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Por, asnjë fjalë për sanksione nga BE-ja.
Sipas gazetarit gjerman, Beogradi është më i përkëdheluri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo siç ka thënë ai, po ndodh për shkak të rëndësisë së armëve që Serbia i ka dërguar në Ukrainë përmes ndërmjetësve.
‘Nëse dikush duhet të besojë atë që një burim i lartë amerikan tha kohët e fundit në një bisedë të paregjistruar, butësia e SHBA-së ka të bëjë shumë me faktin se municionet serbe janë ‘shumë të rëndësishme’ për ushtrinë ukrainase’, ka shkruar Martens.
‘Ajo që është e rëndësishme për Perëndimin, Serbia përdor plejadën aktuale për të parë se sa larg mund të shkojë në përpjekjen për të bashkuar ‘Botën Serbe’ (e njohur më parë si ‘Serbia e Madhe’). Do të thotë bashkim i Serbisë me pjesën veriore të Kosovës dhe Republikën Srpska. Ndoshta më vonë edhe Mali i Zi’.
Sipas tij, ‘në mënyrë indirekte Serbia po ndihmohet nga Qeveria e Kosovës që po ia bën të lehtë Vuçiqit të duket pragmatik dhe i sinqertë’.
‘Uashingtoni dhe Brukseli shtyjnë përpara (gabimisht?) atë që mendojnë se mund të qetësojë tensionet në Kosovë. Komuniteti serb në Kosovë duhet të lejohet që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë në mënyrë që të organizojnë jetën e përditshme të grupit të tyre etnik kryesisht në mënyrë të pavarur’, ka thënë gazetari gjerman.
E një asociacion i tillë, sipas tij, është në fakt një obligim i nënshkruar nga njëri prej paraardhësve të Kurtit, Hashim Thaçi, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
‘Siç premtoi (ish)lideri i opozitës Kurti, ai kurrë nuk do ta pranonte një Asociacion të tillë të komunave me shumicë serbe. Ndonëse, në opozitë është e lehtë të thuash këtë dhe atë. Si kryeministër, Kurtit iu kujtua një rregull i vjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare: ‘Pacta sunt servanda’ (marrëveshjet duhet të zbatohen)’.
‘Pretendimet se një Asociacion i komunave serbe mund të jetë ‘një Republika Srpska e dytë’ dhe kështu ta shkatërrojë shtetin e Kosovës nga brenda nuk janë bindëse. Ka 31 për qind serbë në Bosnje e Hercegovinë (regjistrimi i vitit 2013), krahasuar me rreth 6 për qind serbë në Kosovë që jetojnë në pjesën jugore’.
Gazetari tutje ka theksuar se një Asociacion i komunave me shumicë serbe, që merret me planifikimin hapësinor, grumbullimin e mbeturinave, kujdesin bazë shëndetësor etj., nuk do të mund të bllokonte vendimet e politikës së jashtme të shtetit. ‘(Ndryshe nga Republika Srpska në Bosnje që mund dhe e bën)’.
‘Natyrisht, në Prishtinë ka një pyetje të arsyeshme: Çfarë do të kemi nga e gjithë kjo? Shqetësimi duket se është se edhe nëse Kosova i ndjek dhe i përmbush të gjitha kërkesat perëndimore, ajo nuk do të përfitojë pothuajse asgjë’.
‘Nëse vetëm gjysma e asaj që pretendojnë burimet kosovare për mënyrën se si negociatori i BE-së Miroslav Lajçak i udhëheq bisedimet është e vërtetë, është e kuptueshme që ata nuk i besojnë atij. Askush në pozicionin e tyre nuk do ta bënte’.
‘Jo vetëm që Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e saj nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, por për disa arsye, Lajçak nuk duket se shqetësohet nga lëshimet e Serbisë. Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë dokumentet dhe anekset e negociuara nga BE-ja, ndërsa Vuçiq tha se nuk është. Por përsëri, ndoshta negocimi i BE-së gjithsesi është mbivlerësuar në rëndësinë e tij’. /Telegrafi