Pesë drone e sulmojnë aeroportin e Moskës

Ukraina e ka nisur një sulm me dronë në Moskë, thotë Ministria ruse e Mbrojtjes, duke detyruar fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar “Vnukovo”.

Pesë drone thuhet se u përdorën në sulmin e së martës, të cilat kishin qëllim të sulmonin edhe në pjesë më të mëdha të kryeqytetit rus.

Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin e supozuar.

Kufizimet në aeroportin Vnukovo, një nga tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, tani janë hequr. Fluturimet nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ishin në mesin e atyre që u detyruan të ndryshonin drejtimin.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, katër nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ky nuk është sulmi i parë me dron që synon Moskën. Në maj, Rusia tha se të paktën tetë dronë shkaktuan dëme të vogla.

Ishte hera e parë që qyteti ishte shënjestruar nga dronët e shumtë që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi mohoi përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme