Lehona në gjendje kritike për jetën, Inspektorati në inspektim të jashtëzakonshëm

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) ka dal në terren për një inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, pas ngjarjes së fundit ku një lehonë tentoi t’i japë fund jetës. Lehona ndodhet në Klinikën për Anestezion, kujdes intensiv dhe reanimacion në gjendje kritike për jetën. Për rastin me lehonën 39 vjecare, nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup thanë se ajo ishte ankuar dy herë pas lindjes për shqetësime psikologjike dhe se herën e parë kishte biseduar me një psikolog ndërkaq herën e dytë i ishte dhënë terapi. Nga Gjinekologjia thanë se shqyrtojnë mundësinë që një psikolog apo psikiatër t’i vizitojë gratë lehona një herë në javë. Lehona kishte lindur për herë të parë me operacion cezarian. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme