Një pluhur i bardhë i gjetur brenda Shtëpisë së Bardhë vonë të dielën u identifikua nga autoritetet amerikane si kokainë.
Substanca u gjet në Krahun Perëndimor që është bashkangjitur në rezidencën ekzekutive ku jeton presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Telegrafi.
Krahu strehon Zyrën Ovale, dhomën e kabinetit dhe zonën e shtypit, zyrat, hapësirën e punës për stafin e presidentit.
Qindra njerëz punojnë ose kalojnë vazhdimisht në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
Shërbimi Sekret tha të martën se një “substancë e panjohur” ishte gjetur në hapësirën e punës brenda Krahut Perëndimor të dielën, duke çuar në mbylljen e përkohshme të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.
Një burim tha se substanca u gjet gjatë një kontrolle rutinë të Shërbimit Sekret të zonës.
Më vonë u identifikua si kokainë.
Biden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë të dielën. Ai dhe familja e tij u kthyen nga një fundjavë në qendrën presidenciale Camp David të martën në mëngjes.