Ekonomia gri, sa 1/3 e Prodhimit Bruto Vendor

Gazetar: Adnan Qaili

Ekonomia gri është aq e përhapur sa 1/3 e Bruto Prodhimit Vendor, tregon analiza e Odës Ekonomike. Duke u bazuar në statistikat shtetërore për vitin e kaluar nuk është paguar tatim për afër 4,4 miliard €. Në studimin që kanë bërë nga Oda thonë se ndër faktorët kryesor të zhvillimit të ekonomisë joformale lidhet mos pagimin e taksave dhe ardhurat sociale, si dhe mos zbatimi i normave ligjore në bizneset private, që nënkupton se janë miliarda euro që mungojnë në buxhetin e shtetit, të cilat do të shtonin mirëqenien e popullsisë në arsimimi, shëndetësi, infrastrukturë e të tjerë. Por, zëvendëskryetari i Odës Ekonomike Zoran Jovanovski tha se ekonomia gri është e lidhur fort me korrupsionin, që buron ndërmjet individëve në institucionet shtetërore dhe bizneset private.

“Nëse shohim më tej llogaritjen të vërejmë se çfarë do të thotë të humbasësh të hyra në buxhetin e shtetit, ato janë 1,2 miliard euro. Kur ne do të arrijmë si shtet të arrijmë në nivelin e BE-së, madje sipas mesatares së tyre të ekonomisë joformale, sërish do të kishim 450 milion euro më shumë në buxhet.  Mund ta paramendoni sa shumë projekte mund të bëheshin në shëndetësi, arsimimin, infrastrukturë me ato para brenda një viti fiskal”, u shpreh Zoran Jovanovski, Zëvendëskryetar i Odës Ekonomike.

Ekspertët e politikave fiskale thonë se çdo para e mos paguar në taksa bëhet burim i ekonomisë joformale dhe bën thirrje që qytetarët të vetëdijesohen për marrjen e kuponit fiskal si për blerje të produkteve ashtu edhe për shërbimet që marrin. Ndër subjektet private që janë më pak të kontrolluara janë tregjet e gjelbra, kurse evazioni fiskal është në masë të madhe i theksuar si në kompanitë e vogla ashtu dhe të mesme.

“Kur flitet në këtë temë dhe kur dikush thotë se disa subjekte biznesore nuk japin kupona fiskal, me këtë thonë se përllogaritje 18% e TVSH-së nuk i paguhet shtetit. Ne në këtë studim dëshmojmë se bëhet fjalë për shuma dukshëm më të mëdha, përkatësisht bëhet fjalë për shmangie të më shumë së gjysmës së të ardhurave të një biznesi, sepse një subjekt në ekonominë joformale nuk paguan asnjë taksë dhe jo vetëm TVSH-në. Ato mjete i fut në xhep dhe pastaj i përdorë për gjenerim të një korrupsioni”, deklaroi Pavle Gacov, Ekspert i politikave fiskale.

Për krahasim, në vendet e Ballkanit Perëndimor përqindja është pothuajse e ngjashme, kurse në 27 vendet e BE-së ekonomia joformale përllogaritet të jetë rreth 17% e Bruto Prodhimit të tyre Vendor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme