Banorët e Çairit do të mund të komunikojnë nëpërmjet platformës online me Komunën

Banorët e Çairit nga sot do të mund të komunikojnë nëpërmjet platformës online me Komunën, zyrtarët e saj, përfshirë edhe vetë kryetarin Visar Ganiu. Platforma “Çairi vendos” u promovua sot kurse nga komuna thonë se qëllimi i saj është t’i bëjë qytetarët pjesë e debateve dhe vendimmarrjes.

“Duke marr parasysh se 84% të popullatës në Republikën e Maqedonisë se Veriut sipas parametrave statistikore, sipas hulumtimeve që janë bërë, kanë qasje deri tek interneti kjo platforme do te jetë e nevojshme në forma të ndryshme çdo herë si komunë si institucion për shkak që zgjedhemi nga qytetaret u japim llogari qytetarëve dhe kemi dëshirë që ato të jenë të informuar kemi pasur forma tjera që kanë qenë te vonuar por me këtë platformë bashkërisht me institucionet ne fjalë jam i bindur që do jemi komunikativ dhe shumë më të informuar”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Platforma ndërtohet në bashkëpunim me organizatën Democracy Lab dhe fonde të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Platforma të këtilla, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe në komuna të tjera.
“Kjo platformë do të jetë ne dispozicion të qytetarëve të Çairit që në mënyrë proactive të angazhohen ne debatin me zyrtarët e Komunës së Çairit duke ju dhënë mundësi që të shpalosin ide për përmirësimin e kushteve në komunitetin e tyre, duke ju ofruar mundësi të japin propozime të cilat edhe mund të mbështeten nga pjesa tjetër e qytetarëve dhe në këtë formë të ngriten në prioritete për komunën”, tha Sefer Selimi, Democracy Lab.

“Mendoj se janë të nevojshme kudo që mund të zbatohen. Angazhimi qytetar duhet të zbatohet dhe të zhvillohet në secilin proces demokratik nga çdo qeveri dhe çdo demokraci e fortë”, u shpreh Augusta Fillbin, Përfaqësuese e Ambasadës së SHBA. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme