Kumanovë, 4 maqedonas punësohen duke u deklaruar shqiptar

Në Komunën e Kumanovës ka vazhduar avazi i punësimit të maqedonasve vetëm përmes deklarimit se ndjehen shqiptar. ALSAT ka siguruar katër vendime të datës 30 qershor ku janë punësuar 4 persona në pozitat: mirëmbajtës, pastrues, shërbyes dhe shofer në Komunën e Kumanovë. Sipas dokumenteve Nenad Dimovski, Dragan Veliçkovski, Igor Dimitrievski dhe Boban Stojanovski kanë zënë vendet e punës vetëm përmes deklarimit të përkatësisë etnike shqiptare, përkatësisht duke u përshtatur me kushtin e konkursit i cili ka parashikuar që në këto pozita të punësohen shqiptar. Katër vendimet në fund mbajnë firmën e kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. /Adrian Kerimi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme