Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të mirëpresë dhe do ta presë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në vendin tonë. Kovaçevski do ta presë Ramën me nderimet më të larta shtetërore. Pas takimit në Qeveri, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media. Gjatë vizitës së tij në Shkup, Rama pritet të takohet edhe me aktorë të tjerë politikë.
Pas Shkupit, Rama niset për në Prishtinë, ku do të takohet vetëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kryeministri Albin Kurti nuk pranoi të takohet me të. Më pas Rama do të vizitojë edhe Sarajevën, ku do të ketë një takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH, Borjana Kristo. Kryeministri shqiptar do ta përmbyll turin e tij ballkanik me vizita në Podgoricë dhe Beograd dhe takime me kryeministrin malazez Dritan Abazovic dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.