Eksperti gjerman, Martin Henze ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, vizitës së tij në Kosovë dhe deklaratës për mbylljen e “Ballkanit të Hapur”
Sipas tij, Kurti veproi drejtë kur nuk pranoi të takohet me Ramën, pasi ky i fundit duhej të ishtë në Beograd duke anuluar traktatet antievropiane.
“Situata është shumë e rëndë dhe do të bëhet edhe më e rëndë nëse shkoni në Prishtinë vetëm për një mundësi fotografimi me Presidenten e Republikës. Fluturo në Beograd, Rama, telefono Lavrovin, thuaji se loja e Hapur Ballkanike Rama-Vuçiq-Putin ka mbaruar”, shkroi eksperti gjerman në Facebook
Postimi i plotë
Kosovë – Shqipëri: Procesi i Berlinit përballë projektit serbo-rus-Rama “Ballkanit të Hapur”
Me sa dimë, Marrëveshjet e Ballkanit të Hapur, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga data 01.01.2023, nuk janë ndërprerë nga Tirana.
Rama komunikon se dëshiron të përqendrohet në procesin e Berlinit.
Kjo nuk është aq e lehtë për t’u bërë zoti Rama, sepse këto janë traktate dhe marrëveshje të së drejtës ndërkombëtare…, të cilat thjesht nuk mund të shtyhen mënjanë dhe ju e dini këtë.
Këto shënime/nota/marrëveshje i kanë lidhur me Beogradin kundër interesave të Grupit të Procesit të Berlinit dhe kundër interesave të kombit shqiptar dhe rrjedhimisht të Republikës së Kosovës.
Ne në Berlin nuk habitemi që shtypi propagandistik i Ramës komunikon disi ndryshe.
Në këtë drejtim, kryeministri i Republikës së Kosovës po sillet plotësisht korrekt dhe shumë profesionalisht, sot në Prishtinë nuk ka asnjë takim personal për ju zoti Rama me kryeministrin Kurti.
Pra, pyetja është zoti Rama, çfarë doni në Prishtinë, pse nuk jeni në Beograd duke anuluar traktatet antievropiane?