Presidenti serb është raportuar gjerësisht se kontrollon mediat e vendit të tij dhe se për këtë është kritikuar shumë shpesh.
Së fundi, lëvizja “Kryengritja Ekologjike” ka publikuar një audio-incizim të vitit 2017, në të cilin Aleksandar Vuçiq dëgjohet qartë duke folur me gazetaren Branka Gjukiq, ish-drejtoreshë e agjencisë së lajmeve Tanjug dhe këshilltare aktuale e presidentit serb.
Audio-incizimi është publikuar sot në kanalin YouTube, “Kryengritja Ekologjike”, dhe daton nga viti 2017, kur Vuçiq mori presidencën e Serbisë pas bashkëpartiakut, Tomislav Nikoliq.
Përkatësisht, në audio regjistrim lideri serb dëgjohet duke i thënë drejtpërdrejt gazetares që t’i bëjë një pyetje në të cilën do t’i kërkohet të komentojë situatën në Maqedoninë e Veriut dhe t’u dërgojë mesazh qytetarëve.
Në të njëjtën kohë, Vuçiq përsërit vazhdimisht se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo t’ia bëjë atë pyetje.
Pasi Gjuriq i bëri një pyetje që i ishte diktuar nga Vuçiq, ky i fundit u përgjigj se:
“Gjithmonë kam bërë gjëra në të mirë të mirëmbajtjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Shkupit, siç e dinë shumë mirë qytetarët e Maqedonisë”.