Gazetar: Adnan Qaili
Kërkesat e të punësuarave në Dogana dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike për rritje të pagave në 30% do të mbetet akoma në pritje. Përderisa në DAP me negociatorin e ri u kërkuan 20 ditë afat për kapërcimi të situatës, drejtori i Doganave tha se Marrëveshja kolektive po i tangon për të hapur bisedimet për rritje pagash. Stefan Bogoev thotë se nuk e di sa e ka pagën si drejtor i Doganave, por nuk thotë do të heq dorë nga rritja prej 78% sipas kërkesës së sindikalistëve, deri në harmonizimin e pagave në sektorin publik, që sipas draft-ujdisë do të zbatohet pas dy vite e gjysmë.
“Unë të ju them, pagën akoma se kam marrë se kam punuar vetëm dy javë e as që kam pyetur sa e kam pagën. Jam i fokusuar në riorganizim, përmirësim të efikasitetit në dogana, a kur jemi te pagat parasë gjithash jam i fokusuar në rritjen e pagave të kolegëve. A do të hiqni dorë nga rritja prej 78%? Do të ju njoftoj nëse heqim dorë nga ajo rritje, por nuk di se sa e kam pagën!”, tha Stefan Bogoev, Drejtor i Doganave.
Kryeministri Kovaçevski e zbut retorikën. Tani më nuk kërkon verifikim të prejardhjes së pasurisë së atyre që paralajmëronin grevë të përgjithshme në sektorin publik. Thotë se përafrimi i marrëveshjes për rritje pagash duhet të pasohet nga efikasiteti dhe produktiviteti në punë.
“Punët lëvizin drejt arritjes së marrëveshjes, unë besoj se ai qëllim do të arrihet për një zgjidhje afatgjate, e cila do të sigurohet nga shtatori dhe përgjatë viteve të ardhshme rritje të pagave në sektorin publik dhe me këtë të rritet produktiviteti dhe efikasiteti në punë. Vlerësoj se ka kapacitet si qeveria dhe sindikatat të arrijnë këtë zgjidhje për të gjitha palët e interesuara”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Në këshillin Socio-ekonomik bisedimet janë përafruar në rritje të një përqindje të pagave ndërmjet 6-14%, e para është ajo që ofron shteti dhe e dyta ajo që kërkojnë krerët e sindikatave. Në fillim të javës pritet të ketë dhe një takim mes palëve, të cilët kanë paralajmëruar se mund të ketë marrëveshje për rritje të pagave duke filluar nga shtatori dhe një trend përshkallëzimi të rritjes të ndiqet çdo vit. Ndërsa pas 30 muajsh të aplikohet metodologjia për rritje të pagave në sektorin publik duke marrë për bazë pagën mesatare dhe koeficientin në vendin e punës. Këto negociata kanë ngrirë revoltën e punonjësve, të cilët paralajmëruan protesta masive dhe grevë të përgjithshme. /Alsat.mk