Nëse u hedh një sy mediave të qeverisë këto dy ditë, të krijohet ideja se sapo kanë zbuluar se një bandë kriminale po terrorizon zonën e Krujës.
Ata kanë kryer krimet më monstruoze në vend me lejen dhe me dijeninë e pushtetit, pasi Ramës i duhen për votat dhe jo vetëm.
Kulmi arriti kur mediat e Ramës, ku spikat fletushka e Mero Bazes, publikuan sot të gjitha krimet e bandës Rraja, ashtu siç i kishte rrëfyer oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, duke nisur nga dhuna mbi Xhisiela Malokun e deri te kërcënimi ndaj drejtorit të policisë vendore.
Vetëm me dy dallime të forta në funksion të propagandës.
E para, në atë kohë këto media ishin në sinkron me Ramën, i cili e quante Nuhun një horr, dhe kërcënonte se do e ndiqte këmba, këmbës.
E dyta, në atë kohë Nuhu përmendi Taulant Ballën si kryebandit të bandës së Rrajave. Kjo provokoi akoma më shumë mediat qeveritare që mbrojnë Ballën.
Këtë herë, edhe pse kanë pranuar çdo gjë që ka thënë Nuhu, kanë fshirë emrin e Ballës kudo.
Në atë kohë, Balla deklaronte se Nuhu ishte paguar 10 mijë euro për të njollosur bandën e nderuar të Rrajave.
Do ishte mirë që mediat e qeverisë, që e mbrojtën Ballën në atë kohë, ta ribotojnë këtë deklaratë të tijën meqë janë kaq të zellshëm kundër Rrajave këto dy ditë që kanë marrë leje nga udhëheqja.
© SYRI.net