Të gjithë “zhanvalzhanët” e Ramës, që Fuga u shkruan dorëheqjet!

Lista e banditëve që Edi Rama ka futur në politikë është shumë e gjatë.

Erdhi me ta në pushtet në vitin 2013 dhe qeverisi me ta prej një dekade në çdo nivel pushteti.

Si kurrë më parë i futi në Parlamentin e Republikës dhe në bashkitë e qyteteve të vendit. I ka mbrojtur banditët publikisht, i ka përdorur për të blerë vota e për të mbajtur pushtetin nëpërmjet frikësimit të qytetarëve në çdo zonë që këto banda ushtrojnë aktivitetin e tyre. Më e fundit u faktua më 14 maj 2023, ku këto banda kanë qenë të pranishme në çdo qendër votimi.

I ka lëshuar banditët kur i është dashur dhe i ka mbrojtur po ashtu kur i janë dashur.

Kujtoni mbrojtjen që i bënte Saimir Tahirit, Arben Ndokës, Vangjush Dakos, Roshit të Kavajës, mbrojtjen që i jep ende Bushit të Krujës, Gjicit, Rrajës etj.

Filozofia e Edi Ramës ka qenë e qartë, më duhet pushteti, të bëj të gjitha ‘qelbësirat’ bashkë për të ardhur në pushtet dhe t’u jap atyre sa më shumë pushtet për të qëndruar sa më gjatë në majën e piramidës se një narko-shteti, siç e ka kthyer Shqipërinë prej 10 vitesh.

Kur i është bërë i pashmangshëm lëshimi i banditëve që e rrethojë, Edi Rama është kujdesur që të ncxjerrë veten e tij të larë. Nëse hulumtoni tekstet e dorëheqjeve të të gjithë banditëve të Edi Ramës gjen një të përbashkët, tekstet e dorëheqjeve dalin nga e njëjta dorë, nga e njëjta zyrë, nga ajo e Edi Ramës.

Të gjithë konvergojnë në një pikë; Edi Rama nuk ka faj, fajtorë jemi ne, i kërkojmë faljet shokut Rama. Të gjithë si ish-shokët e Enverit që pranonin me përulësi ‘gabimet’ dhe kujdeseshin të nxirnin shokun Enver të larë.

Të tilla kanë qenë dorëheqjet e deuputetëve dhe kryebashkiakëve si, Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku, Tom Doshi, Saimir Tahiri, Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Elvis Rroshi, Lefter Alla, Safet Gjici, Rrahman Rraja etj.

Për t’ia rikujtuar publikut po sjellime dy tekstet më të freskëta të dorëheqjeve të fundit, atë të Safet Gjicit dhe Rrahman Rrajës.

Të dy janë personazhe që nuk spikasin aspak si njerëz të pendës. Të dy kanë tekste dorëheqje të kuruara me kujdes dhe të dy i kërkojnë falje udhëheqësit për faktin që i ‘kanë’ shkaktuar sekëlldi me veprimet e tyre.

Teksti i dorëheqjes së Safet Gjicit:

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve”

Teksti i dorëheqjes së Rrahman Rrajës:

“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite.

Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im.

Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike.

Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.

Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë.

Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir.

Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova.”

Siç shihet tekstet janë të kuruara mirë dhe është treguar kujdes që padroni të mos cifloset.

Ky është narko-shteti i Ramës, të gjithë kanë një kod heshtjeje omerta të njëjtë me mafien dhe që shprehet qartë në dorëheqjet e secilit prej tyre.

Kriminalizimi i shtetit në përmasa të tilla siç e ka bërë Edi Rama nuk është pare kurrë më parë.

Për të shkuar më tutje në kohë na vijnë në ndihmë vetë eksponetët të lartë të PS së Lezhës dhe faqet zyrtare të PS kur mbronin Ndokën dhe e quanin atë Zhanvalzhanin  e PS-së që siguroi fitoren e partisë në Qarkun e Lezhës. Ky shënim u bë temë në të gjitha mediat e kontrolluara nga Edi Rama dhe mbushi faqet kryesire të shumë prej tyre.

 

Image

 

Image

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme