Këshillit socio-ekonomik solli rezultat, por më të buzëqeshur dolën autoritetet e shtetit sesa krerët e sindikatave

Gazetar: Adnan Qaili

Takimi i tretë brenda kësaj jave i Këshillit socio-ekonomik solli rezultat. Por, para mediave më të buzëqeshur dolën autoritetet e shtetit sesa krerët e sindikatave. Marrëveshja u arrit që nga paga e shtatorit të gjithë të punësuarit në sektorin publik të kenë rritje për 10% të pagave neto. Përveç kësaj, mëditjen e njohur si “K-15” 10 mijë denarëve do të marrën të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Kurse, nga viti ardhshëm “K-15” në sektorin publik do të jetë së paku 30% e pagave që marrin. Pika tjetër që u arrit marrëveshja e sotme është që metodologjia e re do të vihet në zbatim nga muaji mars 2025 që pagat në sektorin publik do të rriten duke marrë për bazë bruto pagën mesatare dhe plus koeficientet. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska tha se Marrëveshja e përgjithshme kolektive formalisht do të nënshkruhet brenda javës, duke u bërë e plotfuqishme për zgjidhje afatgjate.

“Marrëveshja e përgjithshme kolektive do të hyjë në fuqi posa të firmoset, e cila parashikon që metodologjia për rritje të pagave të punësuarve në sektorin publik do të llogaritet paga mesatare me koeficient nga muaji mars 2025. Për këtë vit do ketë rritje 10% të pagave të punësuarve në sektorin publik; K-15 sivjet paguhet 10 mijë denarë, kurse për 2024 K-15 do të jetë së paku 30% e pagës neto mesatare”, deklaroi Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga ana tjetër krerët e sindikatave thanë se kjo ujdi është e pranueshme për momentin duke ndjekur fazën e tranzicionit të rritjes së pagave deri në 2025, që rritja do të jetë dukshme më e lartë se 10%.

“Për ne është me rëndësi që kemi vërtetuar metodologjinë, me të cilën asnjë funksionar i shtetit nuk do të ketë të drejtë të ndikoj në mënyrën e përcaktimit të pagës së të punësuarve në sektorin publik, duke pasur parasysh se secili vet e di sa do ta ketë pagën e përllogaritur bazën pagës mestarë dhe koeficienti. Nga marsi 2025 pagat në sektorin publik do të rriten në përqindje të dukshme, po ashtu nga shtatori asnjë i punësuar në sektorin publik nuk do të jetë më me pagë minimale”, tha Sllobodan Trendafillov, Kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se në shtator me rebalancin e buxhetit do të dihet saktë se sa do tu kushtojnë taksapaguesve këto rritje pagash në sektorin publik dhe nga do sigurohet buxheti shtesë.

“Mendoj se me këtë me procedurë duhet të nënshkruhet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe në shtator do të duhet të punojmë me rebalanc të buxhetit dhe këtë që jemi marrë vesh ta përfshijmë edhe në Buxhetin 2024. I bëjmë përllogaritjet por nuk dimë saktë sa do të kushtojnë, meqë bëhet fjalë për para të qytetarëve do të tregojmë kur ti definojmë të gjitha detajet”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se hapi i radhës do të jetë matja e produktivitetit dhe efikasitetit të të punësuarve në sektorin publik, por jo edhe prejardhja e pasurisë.

“Optimizimi i sektorit publik është hapi i radhës që do ta bëjmë sepse paga më të larta do të thotë të ketë produktivitet më të lartë dhe efikasitet më të shpejtë e kjo matet me përshtypjet e qytetarëve nga shërbimet që marrin. Kemi sektorë që duhet patjetër të racionalizohen për të arritur këtë që pyetët”, theksoi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Rritje të pagave do të marrin të gjithë të punësuarit në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, administrata publike, nëpunësit shtetëror, sektori shëndetësisë, sektori arsimit, policia e armata e të tjerë, pavarësisht se gjatë kohës së krizës disa sektorë kanë pasur rritje 2%, 5%, 10% madje 30% si në rastin e Ministrisë së Financave. Kurse me këtë marrëveshje të re nuk do të kenë rritje shtesë 1,060 funksionarët e shtetit, të cilët disa muaj më parë përfituan rritje 78% falë shfuqizimit të një neni nga Gjykata Kushtetuese, por gjithsesi as nuk do të heqin dorë nga kjo rritje për punën e njëjtë që bëjnë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme