Katër persona kanë ndërruar jetë në Alabama, në përpjekje për të bërë “boat challenge”, sfidën që po qarkullon në TikTok që prej 3 viteve, por sërish vijon të sjellë lëndime dhe viktima.
Në trendin online, njerëzit filmojnë veten duke kërcyer nga varkat me shpejtësi drejt ujit.
Si pasojë e kësaj tendence, 4 të rinj, në tentativë për t’u bërë pjesë e trendit, u hodhën nga anija në të cilën po lundronin, duke thyer qafën dhe duke vdekur në vend.
Katër vdekjet kanë ndodhur në një periudhë kohore prej 6 muash, duke sjellë edhe paralajmërime të shumta nga rojet bregdetare dhe jo vetëm.
Sfida ka qarkulluar online që prej vitit 2020 dhe megjithë thirrjeve dhe paralajmërimeve, TikTok nuk i ka hequr videot e njerëzve që e kanë provuar trendin.
Sipas Gail Kulp, drejtore ekzekutive e “Sea Tow”, njerëzit që provojnë trendin mund të përfundojnë me lëndime të shumta, që nga thyerja e kockave, qafës, apo përplasja me helikën e varkës në të cilën ndodhen personat që e tentojnë.
“Të përplasesh me ujin nga një varkë në lëvizje është si të përplasesh me betonin, pasi je hedhur nga katet e larta të një ndërtese”, shtoi ajo.
Megjithëse TikTok ka vendosur një mbishkrim paralajmërues në videot me “boat challenge”, sërish njerëzit nuk kanë ndalur së e tentuar trendin.
Shiko Videon:
@tndtok First responders in Alabama are seeing a spike in drownings related to a TikTok boating challenge, where people jump off of a boat moving at high speeds. #boat #tiktokchallenge #alabama #firstresponders #jumpoffboat