Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 42 vjeçarin L.M. nga Gostivari i cili akuzohet për vjedhje të rëndë.
“Dje (11-korrik) në ora 13:00 në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 42-vjeçarin L.M. nga Gostivari nën dyshimin se kishte kryer një vjedhje të rëndë. Lënda e vjedhur është gjet dhe kthyer pronarit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të pasoj parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.