Selaudin Arifi, miku i Ali Ahmeti shet aksionet në njërën nga kompanitë e njohura

Aksionari kërçovar u largua nga struktura aksionare e “Zhito Pollog” dhe shiti të gjitha aksionet e tij në atë kompani, përcjell portali Faktor.mk.

Transaksioni i fundit ka ndodhur një javë më parë dhe “Zhito Pollog” edhe pse ka shënuar humbje për tremujorin e parë, ka paguar 115 mijë euro për aksionet e fundit 5.5% të AS Senjak, kompani në pronësi të Selaudin Arifit. Pjesë e kësaj kompanie me aksione ishte edhe biznesmeni kontrovers rus Samsonenko që ka 19.9 % të aksioneve, i cili erdhi në Maqedoni në kohën e Nikolla Gruevskit.

Kompania tetovare “Zhito Polog”, e cila dikur ishte sinonim i ushqyesit më të madh të Pollogut me bukë, miell, vezë dhe pasta, ka paguar 115 mijë euro për të blerë aksionet e veta. Këto para nga “Zhito Pollog” ia ka paguar aksionerit të mëparshëm “As Senjak”, pronar i të cilit është Selaudin Arifi, biznesmen shumëvjeçar nga Kërçova.

Ai ka blerë aksionet e AS Senjak “Zhito Polog” me çmim prej 2.260 denarë.

Bëhet fjalë për 5.5 për qind të aksioneve që më herët ishin në pronësi të kompanisë së Selaudin Arifit. Një aksion është shitur për 2.260 denarë.

Tashmë “Zhito Pollog” zotëron 20 për qind të të gjitha aksioneve me të drejtë vote. Aksionarët tjerë kryesorë në atë kompani mbeten: Orka Holding me 24,95 për qind të aksioneve, Sergej Samsonenko me 19,9 për qind, Nenad Josifovic dhe “Leed Communication” me 12,5 për qind dhe kompania e Shkupit “Sofia Construction” me 5 për qind.

Sipas emisionit investigativ “KOD” në TV Telma, kompania AS SENJAK është në një kompani shumëmilionëshe kërçovare në pronësi të Selaudin Arifit, respektivisht babai i të fejuarës së Shkumbin Ahmetit.(INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme