Shkrimtari francez me origjinë çeke, Milan Kundera, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
I njohur më së miri për “Lehtësia e padurueshme e qenies” (i cili në vitin 1988 u bë edhe film), Kundera ka fituar çmime të shumta gjatë gjithë karrierës së tij.
Lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur e ka bërë të ditur transmetuesi “Ceska Televize”.
Veprat e tij të mëvonshme, të shkruara në frëngjisht, nuk u përkthyen në çekisht.
Kundera herë pas here vizitonte Republikën Çeke, por gjithmonë në mënyrë të fshehtë dhe nuk foli kurrë me shtypin.
Në bazë të vendimit, pas takimit me kryeministrin e atëhershëm Andrej Babiš, Kunderës iu rikthye shtetësia çeke.