Verushevski do të dëmshpërblehet me 1.7 milion denarë për rastin “Puç”

Ish krye spiuni Zoran Verushevski do të dëmshpërblehet nga shteti për ditët e kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, masë të cilën e vuajti gjatë vitit 2015. Me vendim të Gjykatës Supreme dhe na revizioni paraprak i Avokatit të Shtetit, vlera e 8.216 denarëve sa ishte caktuar nga Gjykata Civile dhe ishte vërtetuar nga Apeli, vlera e dëmshpërblimit ndaj Verushevskit është ulur në 5 mijë denarë për një ditë të kaluar në burg. Verushevski në burg kishte qëndruar për 314 ditë, përkatësisht nga 20 shkurti i vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Shteti në cilësinë e të paditurit obligohet që Verushevskit t’ia kompenson edhe harxhimet nga procedura juridike në vlerë prej 227 mijë denarëve. Vlera totale me të cilën do të dëmshpërblehet Verushevski arrin në 1.7 milion denarë. Verushevski në rastin “Puç” dyshohej për tradhti dhe spiunazh. /Adrian Kerimi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme