Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe Tabanocë, ku pritjet janë rreth një orë.
Ndërkohë nga LAMM njoftojnë se për shkak të asfaltimit, nga data 12 deri më 22 korrik në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 18:00 është mbyllur për qarkullim rruga Veles – Gradsko, ndërsa nga 6 deri më 20 korrik në periudhën nga ora 10:00, rruga Demir Kapi – Davidovo, deri në orën 16:00.
Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.