Gazetar: Adrian Kerimi
Naqe Georgiev dhe Antoneta Dimovska do të plotësojnë dy vendet vakante në Këshillin Gjyqësor. Përmes votimit të drejtpërdrejt gjykatësit sot votuan për dy kandidatët më të preferuar që do të jenë pjesë e organit më të lartë të drejtësisë në vend.Lazar Nanev gjykatës nga Kavadarci nuk arriti të siguron besimin e kolegëve të tij. Pas shqyrtimit të ankesave nga procesi i votimit, Georgiev dhe Dimovska do të japin betimin para kreut të Kuvendit dhe me këtë edhe zyrtarisht bëhen pjesë e trupit që kontrollon punën e gjykatave në nivel shteti./Alsat.mk