Tanimë është bërë I ditur identiteti i personit që mbeti i vrarë nga sulmi me armë zjarri në Halkidiki të Greqisë. Sipas mediave greke, nga të shtënat ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami i njohur me nofkën Oki ndërsa i plagosur është 45-vjeçar, Sead Slezoviç, i shtruar për kurim në spitalin Polygyros.
“Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bajrami Orhan, i cili është një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, ndërsa i plagosuri, 45-vjeçar Sead Slezoviç, është shtrirë në spitalin Polygyros për kurim”, shkruajnë mediat greke.