Inspektorati Shtetëror i Punës në RMV gjatë ditëve të fundit ka kryer 164 inspektime për respektimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta, ndërsa 30 kompanive iu është ndaluar kryerja e veprimtarisë. Këtë e bëri të ditur sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
“30 gjoba për punëdhënësit që nuk i respektuan masat e Qeverisë”, deklaroi Trençevska.
Qeveria dha alarmin për rrezikun e temperaturave të larta dhe rekomandoi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna.