Biznesmeni Orce Kamçev futet në listën e zezë të Amerikës. Njoftimin e bëri Ministra e Financave e SHBA-së

Biznesmeni Orce Kamçev futet në listën e zezë të Amerikës. Njoftimin e bëri Ministra e Financave e SHBA-së, ku thuhet se Kamçev përfundoi në listën e zezë si pjesë e individëve dhe subjekteve për të cilat autoritetet amerikane vlerësojnë se cenojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe veprimeve të tjera destabilizuese edhe atë që nga vitet 2000.  Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet amerikane, përmendet se:

“Kamçev është shpallur fajtor në rastin “Parcelat e Vodnos”, sepse është përfshirë në një skemë për pastrim parash, të lidhur me blerje të paligjshme të tokës për ndërtim. Në një rast tjetër, Kamçev është deklaruar fajtor për shpërdorim të detyrës në rastin ‘Perandoria’, në të cilin ai është dyshuar për mashtrim, pastrim parash dhe krime tjera të lidhura me bizneset e tij”, thanë nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Përveç kësaj, në njoftimin e autoriteteve amerikane thuhet se Kamçev e ka përdorur ndikimin e tij korruptiv dhe pasurinë që të manipulojë me sistemin gjyqësor. Pikërisht përmes denoncimit të Kamçevit filloi afera Reket, pas çka shefja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva përfundoi në burg, ndërsa PSP-ja u shua.

Përfsirjen e biznesmenit Kamçev e ka njoftuar edhe ambasadorja amerikane në Shkup Ageler.

“Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm ndaj kompanisë dhe pronës së z.Kamçev, por edhe ndaj atyre që kanë biznese me të. SHBA do të vazhdojë t’i targetojë individët e korruptuar të cilët e cenojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, thuhet në deklaratën e amabsadoren Ageler. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme