Konjufca në Francë pritet me nderime të larta shtetërore nga homologia e tij, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar të enjten për vizitat që ka zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në Francë.

I shoqëruar nga Ambasadori Mehdi Halimi, Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, ai ka takuar kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Valérie Rabault, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frédéric Petit dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

Konjufca ka thënë se në këtë takim të cilin e ka quajtur miqësor dhe të frytshëm, kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

“Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë”, është shprehur ai.

Kryeparlamentari i Kosovës tutje ka deklaruar se homologen e tij e ka falënderuar për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, “asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon”.

“Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës. Diskutuam për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht. I theksova Yawl Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme