Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga ‘Guardia di Finanzia’ kundër trafikut të narkotikëve.
Gjatë operacionit në fjalë janë sekuestruar rreth 5.3 ton kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 miliard eurove.
“I arrestuari shqiptar quhet Elvis LLeshaj, i lindur në vitin 1988 dhe nuk rezulton të jetë banues në Itali. Ai nuk ka precedentë penalë. Ai ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit ‘Ferdinando D’aragona’, në bordin e së cilës u gjetën mbi 5.3 ton kokainë. Kokaina ishte transportuar nga anija tregtare Plutus, me flamurin e Palaus, e cila u nis nga Amerika e Jugut (ndoshta Venezuela)”, shprehet në reagimin e tij koloneli i ‘Guardia di Finanza’, Gianluca Angelini.
© SYRI.net