Volkswageni së shpejti prezanton automobilin e ri elektrik

Shefi i Volkswagenit, Herbert Diess, ka konfirmuar se në fund të shtatorit në “Paris Motor Show” VW do të prezantojë një prototip të një automobili elektrik.

Për “Wirtschafts Woche”, Diess ka konfirmuar se VW do të prezantojë një automobil me madhësi sikur të një Golfi, por me hapësirë brenda sikurse të një Passati.

Edhe pse do të vijë si prototip, automobili nuk do të shpaloset deri në fund të vitit 2018, ndërsa në shitje do të dalë në fillim të 2019-s.

Diess ka treguar po ashtu se kjo veturë do të ecë mes 400 e 600 kilometrave me vetëm një mbushje.

Automobili është pjesë e strategjisë së Volkswagenit të publikuar kohë më parë, e që kishte bërë të ditur se do të lansojë 30 automobila elektrikë deri në vitin 2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme