Një stuhi e madhe me reshje të dendura shiu dhe erë ka goditur sot pasdite Shkupin. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, Shkupi dhe disa rajone të tjera të vendit janë përfshirë nga një masë e paqëndrueshme që është zhvendosur nga Kosova në orët e pasdites.
Stuhia ishte jetëshkurtër, por jashtëzakonisht e fortë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme.
Në viset verilindore të vendit, pasditja e sotme është e paqëndrueshme me paraqitje lokale të stuhisë e shoqëruar me shkarkime elektrike, reshje të forta të rrëmbyeshme, breshër dhe erë të fortë. Me procese më intensive u përfshinë zonat e Kratovës, Probishtipit, Koçanit, Vinicës. Në orët e vona të pasdites furtunë ka goditur edhe Luginën e Shkupit, njofton Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.
Siç bëjnë të ditur, në pjesët veriore, qendrore dhe lindore dhe në orët në vijim do të jetë e paqëndrueshme me kushte për paraqitje të stuhive lokale me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme, shkarkime elektrike dhe breshër. Gjatë natës atmosfera do të stabilizohet.
Instituti hidrometereologjik njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë nëntë. Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.
– Deri të mërkurën do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës, si dhe me indeks shumë të lartë UV. Më e ngrohta do të jetë ditën e martë dhe të mërkurë ku do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Ndryshim i theksuar do të ketë të enjten, kur era do të ndryshojë me drejtim verior, ndërsa temperatura ditore do të ulet me dhjetë gradë, parashikon HMRC.