Pylli i Peshtanit nën flakë, vatra e zjarrit u përhap gjatë natës duke rrezikuar banesat në Fier

Edhe mëngjesin e sotëm (e mërkurë) vijojnë të jenë nën flakë pyjet e Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse, flakët janë neutralizuar. Gjashtë mjete zjarrfikëse në janë terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie.

Në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar.

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën të martën si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.

Nga flakët, u shkrumbuan dhe mijëra hektarë me pyje.

Pavarësisht ndërhyrjes forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimi e vatrave të zjarrit të cilat prej pesë ditësh vijonin të përhapeshin në të gjithë zonën.

Flakët u aktivizuan fillimisht në pyjet e Peshtanit e më pas të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era u përhapën në të gjithë zonën.

Zjarret u vendosën nën kontroll pas ndërhyrjeve nga ajri me helikopterë.

Zjarrë pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë, ku si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimë e pemë, ndërkohë u rrezikuan dhe banesat.

Një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës.

Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme