Vala mjaft e fuqishme e nxehtësisë së kësaj vere do të përfundojë të mërkurën, fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Frontet e fuqishme të Atlantikut më në fund do të arrijnë të depërtojnë edhe në territoret tona së bashku me një ciklon kalimtar në Italinë veriore.
Ky “tranzicion” nga temperatura të larta në ato të freskëta do të shoqërohet edhe me disa stuhi të cilat mund të sjellin rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Këto stuhi do të jenë të karakterit lokal, por para ardhjes së stuhive në shumë vise do të ketë erëra të forta nga jugperëndimi dhe perëndimi.
Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Edhe e mërkura paradite ose në mesditë do të jetë e nxehtë dhe me temperatura pak mbi 30 gradë Celsius, por pasdite dhe në mbrëmje temperaturat ulen nën 30 gradë Celsius në Kosovë dhe kjo shënon fundin e valës së fortë të nxehtësisë.
Gjatë natës disa stuhi zhvillohen edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore duke freskuar motin dukshëm.
E Enjta parashihet të jetë ditë mjaft e freskët krahasuar me ditët me vapë të madhe verore që përjetuam këto ditë.
Nga e premta do të kemi stabilizim të atmosferës dhe rritje të temperaturave pak mbi 30 gradë Celsius.