Strategjia “Hyn e dil Isuf-Qamili”, po promovon e profilizon dy blloqe politike shqiptare

Fejzi Hajdari

Braktisja apo kalimi i disa individëve ose grupacioneve të caktuara politike nga njëra tek partia tjetër, po shënon atë që shpeshherë në zhvillimet politikë quhet “tërmet politikë” ose siç është bërë sot trendy të quhet “transfere politike” që në të shumtën e rasteve në Maqedoninë e Veriut, shoqërohet me ndërsymje materiale, joshje me lekë apo biznese, punësime, pozita politike ne institucione shtetërore etj. Dukuria e këtillë që po ndodh në spektrin e gjërë të partive shqiptare, po ndiqet me një vëmendje të veçantë edhe nga kancelaritë e përfaqësive diplomatike në Shkup, por, jo pak edhe nga qarqet “sekrete”, të cilat realisht, jo pak kanë ndikim dhe rol, në gjithë këto zhvillime. Ngjarjet e këtilla përveç identifikimit të grupacioneve ose individëve politikë që shkojnë e vijnë (në stilin: hyn e dil Isuf-Qamil), paralelisht, nga ana tjetër, po shoqërohen edhe me procesin e profilizimit të partive politike gjegjësisht spektrit politikë shqiptarë.

Procesi i profilizimit do të sjellë, deshëm ne apo s’deshëm, një risi, një fenomen të ri në politikën e kështushme shqiptare. Pikërisht profilizimi, do të imponoj edhe krijimin e dy blloqeve të partive shqiptare, të nevojshme dhe dëshiruara tek elektorati shqiptar (BDI-ASh-PDSH dhe Besa-Levizja I.Mexhiti-AAA). Ky proces do te jetë i mirë jo vetëm për “shëndeti” e partive shqiptare, por edhe per shkallën e demokracisë së munguar, si dhe ndërtimin e identitetit politik, të humbur që moti. Njëherësh do të mundësoj ose të paktën, do të minimizojë (në mos asgjësojë) fragmentarizimin e panevojshëm të deritanishëm të partive politike shqiptare. Siç dihet deri tani, pikërisht fragmentarizimi, votën shqiptare e shpërndante, duke ia humbur vlerën dhe efektin njëkohësisht.

Me fjalë tjera, stili i shëtitjeve të individëve ose grupacioneve të ndryshme politike nga njëra tek partia tjetër pak para fillimit të fushatave, përveç aspektit të matematikave materialo-politike, dalngadalë, por, sigurtë, po ndikon në qartësimin e imazheve të partive politike shqiptare.

Lëvizjet “hyn e dil, Isuf-Qamil”, filluan me Grupin e Zjarrit (trio Musa-Bexheti-Bejta u bënë pishman për rrugëtimin e mëtutjeshëm rebelues brenda BDI-së), më pastaj vazhdoi me Lëvizjen Besa, kurse së shpejti sipas informacioneve, një i tillë “IsufQamilizëm”, pritet të ndodh edhe në partinë Alternativa (AAA).
Lëvizjet e këtilla me gjasë, sipas disa informacioneve, do të kenë për destinacion të fundit BDI-në. Në fakt, këtë dukuri të “IsufQamilizmit” në skenën politike shqiptare e kishte praktikuar i pari kreu ‘Pëdëshëistë’ Menduh Thaçi, me infiltrimin e disa individëve të caktuara në ish-FRD-në e Hysni Shaqirit, të cilët më pastaj u kthyen tek ‘matrica’ PDSH-ja… Siç theksova më sipër, ethet e “isufQamilizmi” së shpejti pritet ta kaplojë edhe Alternativën (AAA). Metoda dhe forma pritet të jetë e njëjtë, për shkak se bëhet fjalë kryesisht për individë apo grupacion, i cili më herët kanë qenë në një subjekt të caktuar politik gjegjësisht në partinë Demokracinë e Re (DR) të Ymer Selmanit. Disa prej tyre madje kanë qenë edhe në Partinë e Prosperitetit Demokratik (PPD).

Nga analizat e bëra dyshohet se “butoni” që i kishte grumbulluar tek DR-ja, tani mund t’i kalojë tek BDI’ja, që do të ishte shumë normale për shkak të integrimit të natyrshëm. Përndryshe, lëvizjet e këtilla arsye tjetër nuk kanë. Fundja cila do të ishte arsyeja që një grupacion ose individë ta braktisin partinë e deridjeshme, për të kaluar në opozitë!? Nëse ky proces i lëvizjeve përmbyllet sa më shpejtë, do të mundësojë krijimin e pasqyrës respektivisht profilin e dy blloqeve politike shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme të cilat sipas rrethanave të krijuara, pritet të mbahen shumë shpejtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme