Qindra banorë të fshatit Orizare kanë ardhur para EVN-së në Kumanovë dhe kërkojnë rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Sipas tyre, protesta para EVN-së nuk nënkupton solidarizim me proteatën në Sllupçan por në të kundërtën kërkojnë që fshati i tyre si parapagues të rregullt të mos penalizohet për shkak Sllupçanit. Për momentin presin që të ftohen në takim nga zyrtarë të EVN-së. Paraprakisht nga kompania u kanë thënë se pa ndërhyrje në Sllupçan është e pamundur të rikthehet furnizimi edhe në fshatrat tjerë. /A.K.