Demokratët injorojnë farsën e Bashës, bojkotojnë procesin nul

Demokratët bojkotojnë farsën e Lulzim Bashës. Me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Basha deklaroi se do të rizgjidhej në një proces nul, por ky veprim është injoruar nga demokratët, që nuk u bënë pjesë e farsës. E anëtarët e Partisë Demokratike u zëvendësuan me socialistë, të cilët u denoncuan teksa votonin. I ndodhur në këto kushte, edhe vetë Lulzim Basha iu shmang gazetarëve pasi votoi veten.

 Lulzim Basha është braktisur nga demokratët në farsën e tij për të vijuar me procesin e pengmarrjes së vulës së Partisë Demokratike. Sot Basha me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë deklaruan se do të mbajnë zgjedhje që Basha të mos fshihet më në misionin e tij, por kjo farsë është demaskuar nga vetë demokratët që e bojkotuan.

Por duket se të besuarit e Bashës, nuk ruhen as ta  fshehin braktisjen, e madje dëshmojnë edhe se si kutitë mbushen pa njerëz, ku vetë një prej komisionereve deklaron se po voton e para, por duket se nuk ka arritur të fshehë mbushjen e kutisë pa u hedhur ende vota e parë.

E madje në Fier, nuk kanë munguar as ato raste, kur për të treguar se ka pjesëmarrje, ndonjë anëtar ka shkuar me të gjithë pjesëtarët e familjes.

Ndërkohë në Kukës, një nga 50 mijë të përjashtuarit e Bashës me teserë në dorë nuk mundi ta fshihte revoltën.

Por jo vetëm në rrethe, edhe në kutinë ku votoi vet Lulzim Basha, numri i fletëve ishte tepër i vogël e në shumë qendra të tjera, për shkak të mospjesëmarrjes, edhe komisionerët ishin larguar.

Por ndërsa demokratët vijojnë aksionin e tyre opozitar, Lulzim Basha duket se nuk kishte çfarë të thoshte edhe kur hodhi votën e tij, ku pasi foli se i kishin dërguar mesazhe urimi, nuk pranoi që të pyetej nga gazetarët.

Përveçse farsë e Lulzim Bashës, procesi është cilësuar nul edhe nga deputetët që deri dje ndiqnin Lulzim Bashën, pasi Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazmend Bardhi, vendosi të anulojë këtë proces dhe me votë të anëtarëve të Këshillit autorizuan një grup deputetësh për çregjistrimin e emrit të Bashës nga regjistri i Partive Politike, si  pranim të dorëheqjes së tij.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme