Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth një orë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM-së.

Nga atj u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht gjatë luginave të vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme