Gazetar: Mefail Ismaili
Shënimet e festave me çmime të majme nga ana e Qeverisë nuk kanë të ndalur. Për organizimin e katër festave të mbetura për këtë vit, si dhe një ngjarje për “Open Balkan”, Qeveria do t’i paguajë rreth gjysmë milioni euro kompanisë “Skopje Film Studio”. Kjo dëshmohet në kontratën e publikuar nga Byroja për Furnizime Publike.
Siç thuhet në marrëveshje, bëhet fjalë për festat e
2 gusht – Dita e Republikës, Ilinden,
8 Shtatori – Dita e Pavarësisë,
11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore dhe
8 Dhjetori – Dita e Shenjtorit Klementi i Ohrit.
Në kontratë thuhet se për “dizajnimin dhe realizimin e aktiviteteve që do të ofrojnë mbështetje kreative, prodhuese, teknike dhe organizative për realizimin e eventeve për shënimin” e këtyre katër festave, “Skopje Film Studio” do të marrë rreth 350.000 euro, ndërsa për një event që ka të bëjë me atë rajonal, nisma “Ballkani i hapur”, studio e lartë përmendur do të marrë edhe 150 mijë euro të tjera.
Në shpalljen për këtë furnizim publik nuk kishte asnjë ofertues tjetër.
“Skopje Film Studio” këtë vit organizoi edhe festën e 24 majit – ditës së vëllezërve Shën Cirili dhe Metodi për gati 150 mijë euro.
Vitin e kaluar “Skopje Film Studio” fitoi tenderin qeveritar për rreth 60.000 euro për “Shërbime për mbështetje kreative, produksionale, teknike dhe organizative për realizimin e manifestimit për shënimin e “8 Shtatorit” Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vitit të kaluar, Qeveria shpenzoi rreth 500 mijë euro, edhe për pjesëmarrje në “Panairin e Verës” në Beograd, në suaza të Ballkanit të Hapur. Por raport detaj për shpenzimet e këtyre 500 mijë eurove nuk ishin të qasshme për mediat./Alsat.mk