Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski uroi festën e 2 Gushtit – Ditën e Republikës duke theksuar se Ilindeni është simboli i luftës për liri dhe themeli i shtetësisë.
“120 vjet më parë, i udhëhequr nga ideali i lirisë, populli i Maqedonisë filloi epopennë, mbolli farën e mosbindjes dhe u kurorëzua me kryengritjen e parë të ASNOM-it dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë. Të dy Ilindenët, ai në vitin 1903 dhe ai në vitin 1944, lanë gjurmë të pashlyeshe në kujtesën kolektive të Maqedonisë”, shkruan Mickoski në urim.
Mickoski në urim shton se Ilindeni është ylli udhërrëfyes i të gjithë ata që kanë ëndërruar dhe luftuan për pavarësinë e Maqedonisë më 8 shtator dhe do të vazhdojë të mbetet yll udhërrëfyes.
“Lufta për Maqedoninë nuk do të ndalet kurrë. Është e përjetshme ashtu siç është e përjetshme ideja për të ndërtuar një atdhe që është i barabartë me të gjithë nën këtë diell dhe që do të jetë i përparuar e i begatë”, shkruan Mickoski.