Nëpunës policorë nga Njësia për çështje kriminalistike Gjorçe Petrov, e kanë privuar nga liria personin R.M. (43) nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit në kryer në shtëpinë e tij në Saraj të Shkupit të kryer me urdhër nga gjykata, është gjetur pushkë automatike dhe 5 plumba”, thuhet në raportin e policisë.
Ata shtojnë se personi është mbajtur në stacion policor.