Ja cilët janë shkaktarët e mungesës së kuadrit mësimor

Gazetare: Melihate Rustemi

Reformat jo të duhura arsimore, strategjitë e vonuara dhe jo adekuate të dikasterit të Arsimit janë shkaktarët kryesorë të mungesës së kuadrit mësimor, posaçërisht në shkencat matematiko-natyrore, shkruan Alsat.

Siç shton më tej Ruhi Xhila, tashmë 34 vjet mësimdhënës i matematikës, bashkë me kolegët e tjerë janë shpërfillur për të dhënë mendime ose kritika rreth proceseve vendimmarrëse që kanë të bëjnë me matematikën.

Sipas Xhilës, vetëm në rajonin e Strugës pritet të dalin në pension mbi 20 mësimdhënës të shkencave matematiko natyrore e për të cilët nuk ka zëvendësim.

“Ky është fillimi i mbarimit për këto kuadër. Është një fatkeqësi elementare që, them që ka kohë ende që të zgjohet nga gjumi e tërë ajo ekipë e cila mendon se realizon,  po përgatit programet e reja që janë në vijimësi..Por, është një fatkeqësi e cila nuk ka përshkrim, nuk ka mënyrë se si të bëhet një kthesë, të kthehemi në ato binarë që kemi qenë, aty ku e ka matematika vendin. Tash bëhet pyetja kush do të bëj zëvendësimin tonë, a kemi mësimdhënës, ne e dimë që tash që nuk kemi por, politikat e vonuara arsimore bëjnë që në arsim definitivisht po duket se me duart tona po e rrëshqasim, jo në një dinamikë të ngadalshme por në një dinamikë të përshpejtuar po e rrëshqasim në një humnerë që kthim nuk ka mbrapa”, tha Ruhi Xhila, mësimdhënës i matematikës.

Mungesë kuadri tashmë po vërehet edhe në shkencat shoqërore. Mësimdhënësi i historisë Fadil Ebipi vlerëson se gjeneratat e reja largohen nga ky profesion për shkak të pagave të ulëta në arsim.

“Për një rrogë të cilën e marrim ne arsimtarët ata mendojnë se më mirë është të dalin jashtë shtetit sikurse edhe po ndodhë momentalisht. Ka disa studentë të cilët e kanë përfunduar mirëpo nga ajo që kam dëgjuar nuk dëshirojnë të punësohen si mësues, shkaku prapë është rroga”, u shpreh mësimdhënësi i historisë Fadil Ebipi.

Matematikë, fizikë, kimi, biologji, histori dhe gjeografi janë lëndët të cilat po përballen me mungesë kuadri në shkolla fillore dhe të mesme. Në disa prej tyre, vitin e kaluar shkollor nxënësit mbetën disa javë rresht pa mësim për shkak se shkollat nuk mund të siguronin zëvendësim./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme