Nënkryetari i partisë së Lirisë, njëherësh dhe kryetar i grupit të anëtarëve të kësaj partie në këshillin bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari ka reaguar sërish lidhur me sekuestrimin e landfillit të Sharrës nga ana e Prokurorisë së Posaccme.
“Përgjegjësi i vetëm i bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj.
Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak Tiranë, ka dhënë miratimin për inceneratorin e Tiranës.
Erion Veliaj e ka mbrojtur publikisht këtë proçes me argumentin se Tirana është më e pastër dhe pastrohet çdo ditë.
Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për kryerjen e pagesave ditore për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.
Erion Veliaj është ideatori dhe insistuesi që ky projekt korruptiv të vihej në zbatim dhe të menaxhohej nga ai vetë në bashkinë e Tiranës.
Erion Veliaj tani pret vetëm ditën e ndëshkimit për grupin e strukturuar kriminal që ai vet e drejton.
E drejta do të mbizotërojë dhe qytetarët do të fitojnë përball një kryetari bashkie të korruptuar, mashtrues dhe abuzues”, shprehet Braimllari.