Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 322 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 96 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 29 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, ndërsa 28 të tjera motoçiklistëve, shkruan Alsat.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 5 gjoba ëpr mosvënien e rripit të sigurisë…/Alsat.mk