Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore e Ferizajt në Kosovë ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për vrasje të rëndë.

Dy të akuzuarit, Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, pasi sipas gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

 Gjyqtari i rastit tha se për dënimin e Krivaqës është marrë parasysh edhe mosha shumë e re e Marigona Osmanit, e cila sapo kishte mbushur 18 vjet.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e keqtrajtuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se e kanë vrarë Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme