Prokuroria po heton aksidentin tragjik në Shkup

Gazetar: Adrian Kerimi

Prokuroria Publike ka nisur hetimin për aksidentin tragjik të datës 31 korrik në Shkup ku humbi jetën një 25 vjeçar dhe lëndime trupore morën drejtuesit e makinave dhe bashkudhëtarët. Sipas versionit të hetuesisë, makina me targa të Italisë dyshohet për shkaktimin e aksidentit si pasojë e lëvizjes në semafor të kuq dhe udhëhiqet si i dyshuari i parë.

“Komunikacioni është i rregulluar me semafor, por i dyshuari i parë ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke kaluar në linjë të plotë për të tejkaluar veturën e ndaluar në semafor. Ka vazhduar drejtë për pak metra, është futur në udhëkryq dhe më pas ka kthyer në të majtë derisa në semafor ka qenë e ndezur drita e kuqe”, thonë nga Prokuroria Publike.

Organi i akuzës dyshon edhe pjesëmarrësin tjetër në komunikacion për vozitje me shpejtësi të papërshtatshme, ndonëse nuk jepen detaje për shpejtësinë e regjistruar deri në momentin e aksidentit.

“39 vjeçari me shtetësi të Maqedonisë ka lëvizur në deri në udhëkryq ndërsa semafori ka qenë në dritën e gjelbër, por i njëjti nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës si gjendja e saj, dukshmëria, kushtet atmosferike, gjendja e veturës, ngarkesa, trafiku i rënduar dhe kushtet e tjera të komunikacionit”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Që të dy ngarkohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronave në komunikacion”. Ndaj të dyshuarit të parë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa i dyshuari i dytë është obliguar me paraqitje në gjykatë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme