Temperaturat ekstrem të nxehta pritet të pushojnë gjatë ditës së sotme. Kështu bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjikë duke paralajmëruar se nga pasditja e nesërme do të na shoqëroj mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, erëra të forta dhe shkarkime elektrike.
Sipas sinoptikëve, nga e diela do të mbajë mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here më të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Ulja e temperaturave për disa gradë pritet të ndikoj edhe në shuarjen e zjarreve.
Nën kontroll tashmë janë vën zjarret në Bogdancë dhe fshatin Gjavotë. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thanë se kanë arritur të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.