Skandali në ushtri/ Si u mboll kanabis në zonën e sigurisë së lartë në Zall Herr

Ushtria shqiptare është përfshirë në një skandal ku në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është zbuluar një parcelë droge me 125 rrënjë kanabis sativa.

Gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie. Ndërsa u proceduan penalisht një specialist infrastrukture, një zv/komandant toge, një magazinier dhe një komandant reparti.

 Burime bëjnë me dije se operacioni i drejtuar nga Komisariati i Policisë nr. 5 në Kamëz, u nis pas informacioneve se brenda zonës ushtarake kultivohej drogë.
Zona në fjalë është e sigurisë së veçantë dhe nuk lejohet kontrolli pa aprovim dhe për këtë shërbimet e komisariatit të Kamzës kanë kërkuar asistimin e Policisë Ushtarake.

Gjatë kontrollit me dron është konstatuar parcela e drogës në një zonë të pyllëzuar brenda repartit, ndërsa ka dyshime të forta se vetë ushtarakët merreshin me kultivimin e bimës. Këto të fundit ishin pothuajse në fazë përfundimtare në fazë 3 mujore të rritjes.

Policia po bën verifikime përkatëse si dhe do të behet marrja në pyetje e personave të arrestuar dhe proceduar, ndërsa ka dyshime se kultivimi i drogës ka qenë i koordinuar.

Personat e arrestuar që janë shefi i sigurisë, specialist për zbulimin dhe specialist i sigurisë, mësohet se kanë mbajtur procesverbale për kontrollin e territorit dhe prej 3 muajsh e raportonin të pastër.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme