Kërkesat e mëdha nga Arabia, PSG dyfishon çmimin e Marco Verrattit.
Marco Verratti pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori italian ka 11 vite që është pjesë e PSG-së, por tani ai pritet të largohet duke marrë parasysh edhe ofertat e rëndësishme që ka.
Liverpool dhe Atletico Madrid e kërkuan në Evropë dhe PSG ishte gati ta linte të lirë të largohet lojtarin për 30 milionë euro.
Por duket se lojtari ka pranuar ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite ku nuk mungojnë ofertat për të.
Skuadrat si Al-Hilal dhe Al-Ittihad, Al-Ettifaq dhe Al-Shabab kanë shfaqur interesim për transferimin e tij dhe janë të gatshme t’i ofrojnë italianit pagë vjetore deri në 30 milionë euro neto në sezon.
Nga 30 milionë euro sa kërkonte PSG tani ka dyfishuar çmimin e italianit dhe synon që të fitoj 60 milionë euro nga largimi i Verrattit.
Gjithsesi lojtari duket se e ka ndarë mendjen dhe nuk do të mbetet në Evropë, kësisoj Liverpool dhe Atletico Madrid duhet të ndryshojnë objektiv.